Japonia rihap ambasadën në Kiev pas 7 muajsh

schedule08:19 - 5 Tetor, 2022

schedule 08:19 - 5 Tetor, 2022

Japonia do të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të mërkurën pas 7 muajsh, shkruan CNN.

“Pas shqyrtimit, ne kemi vendosur të rihapim ambasadën japoneze në Kiev duke marrë parasysh masat e mjaftueshme të sigurisë,” tha shefi i kabinetit, Hirokazu Matsuno në një konferencë për shtyp.

Japonia mbylli përkohësisht ambasadën e saj në Kiev në fillim të marsit, duke dërguar anëtarët e stafit dhe operacionet në një zyrë të përkohshme  në qytetin perëndimor të Lviv.

Stafi i ambasadës u largua nga Ukraina po atë muaj pas intensifikimit të pushimit rus.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!