Japonia raporton rastin e parë me linë e majmunëve

schedule15:30 - 25 Korrik, 2022

schedule 15:30 - 25 Korrik, 2022

Japonia ka raportuar rastin e parë me linë e majmunëve, sipas një burimi të qeverisë. I infektuari është një burrë rreth të 30-ave i cili jeton në Tokio.

Deri më tani janë regjistruar më shumë se 16,000 raste të lisë së majmunëve në 75 vende dhe 5 viktima në Afrikë. Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe skuqje.

Rikujtojmë se të shtunën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve emergjencë të shëndetit publik.

Paralajmërimi i OBSH-së  është krijuar për të dhënë alarmin se nevojitet një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare dhe duhet të  zhbllokojnë fondet dhe përpjekjet globale të bashkëpunimit për të shpërndarë vaksinat dhe trajtimet.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!