Japonia: Konflikti në Lindjen e Mesme nuk do të ndikojë në mbështetjen e G7 për Ukrainën  

schedule14:24 - 7 Nëntor, 2023

schedule 14:24 - 7 Nëntor, 2023

Mbështetja e vendeve të G7 për Ukrainën në luftën me Rusinë nuk do të ndikohet nga konflikti në Lindjen e Mesme, sipas një njoftimi të ministres së Jashtme japoneze, Yoko Kamikaëa.

“Angazhimi ynë për të vazhduar sanksionet e ashpra kundër Rusisë dhe mbështetja e fortë për Ukrainën nuk është lëkundur aspak, edhe pse situata në Lindjen e Mesme  vazhdon të përshkallëzohet”, tha Kamikaëa, duke shtuar se përfaqësuesit e G7 do të flasin me ministrin e Jashtëm ukrainas përmes  video-live.

Grupi i Shtatë vendeve të pasura (G7) që përbëhet nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja, si dhe BE-ja, do të takohen sot dhe nesër në Tokio për të diskutuar çështje të tilla si lufta në Ukrainë dhe lufta e Izraelit kundër grupit militant palestinez Hamas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!