Japoni, tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës rihter në Osaka

schedule10:38 - 18 Qershor, 2018

schedule 10:38 - 18 Qershor, 2018

Tre të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, ky është bilanci i një tërmeti të fuqishëm që u regjistrua mëngjesin e së hënës në zonën e Osakës, me një mganitudë që shkonte në rritje deri në 6.1 ballë i shkallës rihter. Mes viktimave gjendet edhe një fëmijë 9 vjeç dhe dy të moshuar. Sipas mediave lokale, vogëlushja ka humbur jetën për shkak të rrëzimit të një muri në një pishinë në qytetin Takatsuki.

Lëkundjet e mëdha kanë shkaktuar ndërprerjen e shërbimit të trenave të shpejtë, anullimin e disa fluturimeve në aeroportin Kansai, pezulimin e furnizimit me gaz të 108 mijë banesave në prefekturën Osaka, ndërsa deri në 107 mijë shtëpi të tjera janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Kurse në centralet nukleare Takahama, Mihama dhe Oi nuk është sinjalizuar asnjë nomali për fat të mirë, ka bërë me dije menaxhuesi i këtyre impjanteve.

Tërmeti vjen pas atij të regjistruar të dielën në prefekturën Gunma, në veri të Tokios. Sizmiologët paralajmërojnë se bëhet fjalë për një aktivitet madhor sizmik që nuk verifikohej që prej 1923 në zonën e Kansai, ku gjendet Osaka, qyteti i dytë më i madh i Japonisë për numër banorësh. Ndërkohë, lëkundjet simike janë ndjerë edhe në shtete përreth e deri në Guatemalë, ku është regjistruar një tërmet me magnitudë 5.6 ballë i shkallës rihter. /abcnews.al