Aktivizimi i një vatre vullkanike në Japoninë e Jugut ka shkaktuar kaos dhe panik tek banorët. Llava në kraterin e tij po shtohet, ndërsa qielli është mbuluar nga re tymi.
Një vullkan në jug të Japonisë, i cili është shfaqur në një nga filmat e njohur të James Bond, ka pësuar erozionin më të madh ndër vite. Re të mëdha tymi mbuluan qiellin në zonë, ndërsa shumë fluturime janë anulluar në një aeroport të afërt. Kjo është konfirmuar nga zyrtarët e qeverisë japoneze. Agjencia meteorologjike thotë se vullkani “Shinmoedake” në ishullin e Kyushu ka shpërthyer dhunshëm disa herë dhe se sasia e llavës brenda tij po rritet.
Televizioni shtetëror HNK ka publikuar pamjet e reve të zeza në qiell dhe një llavë portokalli që rritet në krater. Erozioni i vullkanit mendohe të jetë më i madhi që prej 2011-ës. Në qytetin Kirishima, në afërsi të vullkanit, kalimtarët vendosën maska ose mbuluan fëtyrën me mjete të tjera, ndërsa disa të tjerë përdorën çadra për tu mbrojtur nga rënia e hirit.
Nga ana tjetër të gjitha automjetet kishin shtresa hiri. Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima apo të plagosur nga erozioni. Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi banorët se aktiviteti i vullkanit pritet të vijojë dhe u kërkoi që të tregohen të kujdeshsëm pasi ekziston mundësia që të goditen nga copëza gurësh.
Vullkani,i cili është shfaqur në 1967 në filmin e James Bond “Ti jeton vetëm dy herë”, ka pasur shpërthime të vogla që prej javës së kaluar. Ndërkohë, Japonia, vend i cili shtrihet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ka 110 vullkane aktive është i rrezikuar vazhdimisht nga tërmetet dhe erozionet. Shpërthimi i një vullkani në malin Ontake në 2014 vrau 60 persona. /abcnews.al