Nagasaki, shënoi këtë të premte 79-vjetorin e bombardimeve atomike amerikane të qytetit në Luftën e Dytë Botërore. Kryebashkiaku Shiro Suzuki bëri thirrje për heqjen e armëve bërthamore në përkujtimore mes shqetësimeve në rritje për përdorimin e tyre të mundshëm.
Në përkujtimin e këtij viti, disa ambasadorë anuluan pjesëmarrjen e tyre pasi qyteti në Japoninë jugperëndimore vendosi të mos ftojë përfaqësuesit e Izraelit në përkujtim.
“Mes pasigurisë se kur do të përfundojë pushtimi rus i Ukrainës dhe shqetësimit në rritje për përhapjen e konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme, ne po përballemi aktualisht me një situatë kritike me një gjasë të shtuar të përdorimit të armëve bërthamore.” tha Suzuki.
/abcnews.al