Japonezët protestojnë kundër Lojërave Olimpike

schedule19:37 - 18 Maj, 2021

schedule 19:37 - 18 Maj, 2021

Rritja e numrit të infektimeve të reja me Covid, ka bërë që japonezët të protestojnë kundër zhvillimit të lojërave Olimpike Tokio 2020. Sondazhet tregojnë se më shumë se 80 për qind e tyre janë kundër këtij eventi.

Manifestuesit shprehen se vendi është ende në gjendje të jashtëzakonshme, virusi është në qarkullim dhe atletët mund të infektohen. Organizatori i manifestimit u shpreh se komiteti i Tokio 2020 dhe autoritetet vendore duhet të kuptojnë njerëzit , dhe nëse duan që pandemia të zhduket, lojërat duhen anulluar menjëherë

Dhe pse organizatorët kanë vendosur se nuk do të ketë spektatorë nga jashtë, 87 për qind e japonezëve janë të shqetësuar se ardhja e sportistëve dhe anëtarëve të stafit nga e gjithë bota, mund të kontribuojë në përhapjen e Covid. Lojërat olimpike duhet të fillojnë në 24 korrik.

Tokio është mes 9 prefekturave japoneze për të cilat është vendosur gjendja e emergjencës që do të zgjasë deri në 31 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!