Japonezët nuk bëjnë kurrë telefonata në transportin publik, kjo është arsyeja

schedule13:36 - 11 Nëntor, 2022

schedule 13:36 - 11 Nëntor, 2022

Ata që vizitojnë për herë të parë Japoninë, hasin një tronditje kulturore, veçanërisht kur bëhet fjalë për udhëtimet. Një nga vendet ku i kushtohet vëmendje rregullave të mirësjelljes është sigurisht metroja. Ju nuk do të shihni japonezë duke folur në telefonat e tyre celularë në trenat japonezë.

Ekzistojnë tre arsye kryesore për këtë: privatësia, mirësjellja dhe rendi publik.

Privatësia: Japonezët e marrin seriozisht privatësinë dhe dëgjimi i bisedave të njerëzve të tjerë në publik bie ndesh me edukimin dhe kulturën e tyre. Koha në metro përfaqëson një pushim për shumicën e atyre që punojnë punë stresuese, ato momente janë të çmuara për ta për të çliruar tensionin.

Rendi publik: Japonezët nuk i imponohen njëri-tjetrit, gjë që mund të jetë intriguese për njerëzit nga kulturat perëndimore. Por ata janë të tillë, nuk ndërveprojnë  me njerëz që i njohin sipërfaqësisht. Ata nuk do të ndërhyjnë as në një përleshje duke pasur parasysh se nuk i njohin fajtorët e sherrit.

Mirësjellja: Hekurudhat japoneze kanë treguar qartë rregullat e sjelljes, të cilat përveç telefonave celularë dhe bisedave me zë të lartë, përfshijnë edhe ndalimin e konsumimit të ushqimit dhe pijeve – përveç ujit. Ushqimi lejohet vetëm në rrugë më të gjata.

Ndalohet lënia e mbeturinave pas, ndërsa përjashtim bëjnë trenat e vonë të natës në të cilët japonezët kthehen nga një natë jashtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!