“Japim gjithçka në fushë ndaj Italisë”, Dalic: Një fitore mjafton për të qëndruar në Gjermani

schedule22:16 - 21 Qershor, 2024

schedule 22:16 - 21 Qershor, 2024

Pas disfatës me Spanjën dhe barazimit me Shqipërinë, Kombëtaret së Kroacisë i duhet të reagojë dhe të gjejë forcat për të mposhtur Italinë në ndeshjen e tretë të Grupit B, përndryshe vendi i tretë i botës rrezikojnë të skualifikohen që në fazën e grupeve, pasi ndodhen në vendin e fundit të grupit, me vetëm 1 pikë.

Afro dy ditë para sfidës vendimtare, në konferencë për shtyp ka dalë edhe tekniku i kroatëve, Zlatko Dalic theksoi se ndaj “Të Kaltërve” do të futen në fushë me idenë për të luftuar dhe për të dhënë gjithçka ndërsa ndër të tjera shtoi se problem i skuadrës së tij këtë Evropian, është se çdo top i kundërshtarëve përfundon në rrjetë.

“Kemi mësuar të pranojmë edhe kritikat, ashtu si elozhet, pavarësisht se në shtatë vitet e mia si trajner ka pasur shumë suksese. Megjithatë, për mua nuk ka probleme, unë marrë përgjegjësitë e mia dhe vazhdoj përpara.

Jam i ndërgjegjshëm se kur marrim medalje, unë nuk kam rëndësi dhe e di se kur ndodh e kundërta vendosem në shënjestër. Ndeshja ndaj Italisë për ne është gjithçka, fitorja na mban në kompeticion ndërsa humbja na nxjerr jashtë historisë. Problemi është se tashmë çdo goditje e kundërshtarit po përfundon në rrjetë”,- u shpreh Dalic. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!