Dëmtimi i rëndë i Nicolo Zaniolos e ka shqetësuar jo pak Romën. 20-vjeçari është një nga pikat më të forta të ekipit dhe trajneri Fonseca pret që drejtuesit t’i dhurojnë zëvendësuesin e tij. Një nga emrat që pëlqehet është ai i Adnan Januzajt.
24-vjeçari aktivizohet në të dy krahët e sulmit dhe ka një kontratë deri në vitin 2022 me Real Sociedad. Lojtari dardan është një nga të preferuarit e verdhekuqve, por gara për shërbimet e tij nuk është e lehtë.
Mundo Deportivo raporton se Januzaj ka edhe tre oferta të tjera. Përveç Romës, për lojtarin e kombëtares belge interesohen edhe dy skuadra të tjerë të Serie A dhe një nga Premier League.
Januzaj nuk është aktivizuar shumë këtë sezon me ekipin bask dhe largimi nga kampionati spanjoll është i paevitueshëm, teksa e ardhmja e tij është e ndarë mes Italisë dhe Anglisë. /abcnews.al