Janet Yellen dëshiron që vendet e G7 të ndërtojnë një mur kundër Kinës

schedule08:58 - 24 Maj, 2024

schedule 08:58 - 24 Maj, 2024

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha këtë të premte se vendet me ekonomi tregu duhet të ndërtojnë një “mur opozitar” kundër Kinës për shkak të politikave të saj industriale të udhëhequra nga shteti.

Politika e Kinës është një temë kyçe që Yellen po promovon në takimin e kësaj jave të Grupit të Shtatë (G7) të ministrave të financave në resortin italian të Stresës.

Yellen theksoi gjithashtu në një konferencë shtypi se ajo po kërkonte “marrëveshje të përgjithshme mbi konceptin” e një plani për të përdorur të ardhurat prej rreth 300 miliardë dollarësh në asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën nga ministrat e financave të G7 dhe guvernatorët e bankave qendrore, raporton Reuters.

Të enjten, përpara takimit të G7, ministri francez i financave Bruno Le Maire dërgoi një mesazh të ngjashëm kur tha se Grupi i Shtatë duhet të jetë i bashkuar përballë gjoja prodhimit të tepruar të Kinës, i cili në Perëndim është etiketuar edhe si “mbikapacitet”.

Më 27 prill, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës njoftoi se termi “kapacitet i tepërt” nuk është një përfundim tregu, por “një gënjeshtër dhe një shembull i proteksionizmit amerikan” që dëshiron të shtypë rritjen ekonomike të Kinës, raportuan mediat kineze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!