“Janë të paregjistruara”, Braçe: Një listë të gjatë mediash online janë në dispozicion të dezinformimit

schedule12:23 - 13 Nëntor, 2024

schedule 12:23 - 13 Nëntor, 2024

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar kundër Dezinformimit, Erion Braçe, ka folur për mediat, pas raportimit që bëri këtë të mërkurë kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila theksoi se bota online është shënjestër e sulmeve malinje.

Ai tha se ka shumë media, pjesa dërmuese online, të cilat janë të përfshirë në dezinfomim.

Sipas Braçes, pjesa më e madhe e tyre janë të paregjistruara dhe funksionojnë në informalitet të plotë.

I pyetur nëse do t’i publikojnë emrat e mediave në fjalë, Braçe u shpreh:

“Ka ardhur pranë komisionit një listë e gjatë e medias online, që vihen në dispozicion apo dhe media vizive, që bien pre e dezinformimit. Ja dhe i publikuam, po pastaj? Pjesa më e madhe e tyre janë informale dhe të paregjistruar askund. Duhet të fillojë të rregullimi, regjistrimi dhe verifikimi I fakteve nga mediat, kaq kërkojmë, nuk kërkojmë ndonjë gjë të madhe”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!