“Janë plotësuar kushtet”, Lega kërkon të korrigjohet deklarata e PE

schedule15:49 - 5 Mars, 2021

schedule 15:49 - 5 Mars, 2021

Raporteri për Shqipërinë në PE, David Lega kërkon korrigjimin e njoftimit zyrtar të Parlamentit Europian, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave.

Në një postim në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore,  “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Eurodeputeti Lega: Zgjedhjet në Shqipëri kyçe, shit-blerja e votës, korrupsioni dhe Rasha

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi  për shtyp do të plotësohet me kërkesën time.” shkruan Lega.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!