‘Janë në fuqi të gjitha lehtësimet’/ Braçe: Akti i fundit lidhet me çatitë jofunksionale, mund të ndërtohen pa leje

schedule21:09 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 21:09 - 13 Dhjetor, 2024

Deputeti i PS, Erion Braçe u shpreh për programin ‘ Sheshi i Dollarit’ se janë në fuqi lehtësimet për investimet.

Ai përmendi gjithashtu se vendimi i fundit është marrë lidhur me çatitë jofunksionale.

“ Ne i kemi ulur sa i takon taksave vendore që reflektohen në ato lokale. Janë në fuqi të gjitha lehtësimet për procedurat dhe kostot, ndërtime për nevoja pune, përmirësim të kushteve të punës pra investimet. Pra ato masa që janë propozuar janë tashmë në fuqi për shkak të akteve, i fundit vendim është marrë në 6 nëntor për çatitë jofunksionale që tashmë ndërtohen pa leje në bazë të kondicioneve të vendosura.” / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!