“Janë modeli për t’u ndjekur”, Atalanta inspiron ekipin e Serie A

schedule14:18 - 15 Korrik, 2020

schedule 14:18 - 15 Korrik, 2020

Që nga rikthimi i Seria A nga pandemia e Coronavirusit, kanë qenë disa ekipe në formë të jashtëzakonshme. Atalanta regjistroi gjashtë fitore radhazi apo dhe Milani që nuk njeh akoma humbje. Gjithashtu një nga ekipet suprizë është edhe Sassuolo, e cila aktualisht renditen në vendin e tetë të renditjes.

Pikërisht për formën e mirë që po kalojnë ka folur drejtori sportiv i klubit, Giovanni Carnevali, i cili ka zbuluar recetën fituese. ‘’Nuk po i vendosim limite ekipit, që nga rikthimi në fushë gjithçka po shkon shumë mirë. Lojtarët tanë të huaj tashmë po qëndrojnë në qytet dhe janë ndihmuar nga lojtarët vendas. Çdo gjë po shkon drejt normalitetit,’’ deklaron italiani për ‘’Tuttosport’’.

‘’Caputo, Boga, Berardi dhe Locatelli nuk do të shiten për asnjë arsye. Aktualisht kemi shumë oferta drejt tyre, por ne i kemi thënë jo që të gjithave. Nuk do t’i shesim lojtarët tanë më të mirë sepse kemi një plan shumë ambicioz me De Zerbi, ku Berardi është qëndra e projektit. Nuk do t’i vendosim limite vetes dhe Atalanta është modeli që duhet të ndjekim,’’ përfudon Carnevali. /abcnews.al