“Janë kryer të paktën 15 udhëtime të tjera”, mediat italiane shkruajnë për mbetjet kancerogjene në Vlorë

schedule18:50 - 21 Shkurt, 2020

schedule 18:50 - 21 Shkurt, 2020

Në skandalin e transportit të mbetjeve toksike nga Brindizi në Vlorë, mediat italiane kanë publikuar të dhëna të reja në lidhje me trafikun, ku deri tani kanë përfunduar në pranga 6 persona.

Corriere del Mezzogiorno ka raportuar se janë arrestuar edhe dy admninistratorët e dy shoqërive shqiptare “Delfini 1” e cila kishte porositur ngarkesën dhe “Kornuzi” që do të merrte mbetjet.

Kapja e sasive të mëdha të amiantit e dhjetëra fuçive me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë, është pasqyruar shpejt në mediat e vendit fqinj. Duke theksuar faktin që në pranga përfunduan 6 persona, ‘Corriere del Mezzogiorno’ kujton se janë arrestuar gjithashtu edhe administratorët e dy shoqërive shqiptare: “Delfini 1”, e cila kishte porositur ngarkesën, e “Kornuzi” që do të merrte mbetjet.

Sipas të dhënave të para nga gazeta, mendohet se dy firmat në fjalë kanë realizuar të paktën 15 porosi të ngjashme, që vinin të gjitha nga Italia. Në artikull theksohet se çështjen do ta verifikojë SPAK. “Quotidiano di Puglia” gjithashtu e cilëson një skandal episodin, duke theksuar se mbetjet toksike ishin gati për tu groposur.

Në vitin 2012, doli në dritë një hetim Italian i cili nxirrte në pah skandale në seri për mbetjet toksike që kishin hyrë në Shqipëri gjatë viteve 2007-2008. Ne ate kohe thuhej se një biznesmen italian, i lidhur me krimin e organizuar, ishte përfshirë në tregun e mbetjeve në vendin tonë, e sipas investimit, ne eksportin e mbetjeve në Shqipëri, ishte përfshirë edhe krimi i organizuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!