Mikrobiologu i njohur rus Peter Chumakov ka deklaruar se koronavirusi është rezultat i “çmendurive” nga shkenctarët në Wuhan të Kinës.
Chumakov ka thënë se qëllimi i tyre ishte të studionin virusin dhe jo të krijonin një virus vdekjeprurës.
“Shkencëtarët në laboratorin Wuhan janë përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e varianteve të ndryshme të koronavirusit për më shumë se dhjetë vjet. Për mendimin tim, kanë bërë çmendurira. Për shembull, kanë futur gjenomin që i ka dhënë aftësinë virusit që të infektojë qelizat njerëzore”, është shprehur mikrobiologu. /abcnews.al