Harry Kane ka rënë pre hajdutëve në Londër. Në mes të ditës, teksa kamerat kanë filmuar gjithçka, sulmuesit të Tottenham i kanë vjedhur makinën. Ngjarja ka ndodhur në fund të muajit tetor dhe tani raportohet nga “The Sun”. Një burim i tabloidit britanik zbulon disa detaje interesante.
“Harry mendon se është vënë në shënjestër të një bande që fokusohet te futbollistët. Mënyra se si grabitësit lëviznin nuk është konsideruar si një rastësi. Një mjet ka kaluar pranë makinës së Kane dhe me siguri po prisnin moment.
Për fat të mirë nuk ka pasur në makinë asgjë personale me rëndësi. Policia i ka thënë Harryt se është shumë e vështirë që makina t’i kthehet, për shkak të mënyrës së sofistikuar që operojnë këta hajdutë.
Ai është i kënaqur që asnjë nga familja e tij nuk është e dëmtuar dhe se hajdutët nuk morën ndonjë gjë të pazëvendësueshme për ta”, ka deklaruar burimi i tabloidit britanik, ndërkohë që makina Range Rover e vjedhur kushtonte 100 mijë sterlina.
Kohët e fundit disa futbollistë kanë rënë pre e grabitësve. Dele Alli u sulmua me thikë në shtëpinë e tij në muajin maj, ndërkohë që pësoi disa grushte dhe partnerja e tij, Ruby Mae dhe vëllai i tij u kërcënuan. Jan Vertonghen e pësoi gjithashtu. Familja e tij u kërcënua, ndërkohë që hajdutët morën sende me vlera në shtëpinë e tij. /abcnews.al