James “zhyt” Nes Tziona, ekipi i Sabien Lilaj prek fundin

schedule19:57 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 19:57 - 7 Dhjetor, 2019

Takimi mes Shmona dhe Nes Tziona, i vlefshëm për javën e 13-të të kampionatit izraelit të futbollit, pa dy ish-futbollistët e Skënderbeut dhe Gabalas, James Adeniyi dhe Sabien Lilaj të vihen përballë njëri-tjetrit.

Të dy skuadrat, si Shmona, ashtu dhe Nes Tziona, nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe ndodhen në zonën e ftohtë të tabelës. Si pasojë, kjo sfidë kishte shumë vlerë dhe u luftua nga të dyja skuadrat. Duelet ishin të forta në mesfushë dhe arbitri pati shumë punë të ulë tensionin. Futbolli kaloi në plan të dytë dhe rezultati ishte 0-0 deri në minutat e fundit.

Pikërisht në minutën e 88-të, sulmuesi nigerian, James, gjen golin për Shmona, duke i dhënë fitoren dhe tre pikë të rëndësishme. Me këtë triumf, Shmona ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Nes Tziona e Sabien Lilaj mbetet në vend të fundit, me vetëm 8 pikë./abcnews.al

Izrael, java 13

Shmona – Nes Tziona  1-0
James 88′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!