Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez, është rikthyer dhe një herë të flasë për aventurën e tij tek Bayern München. Kolumbiani luajti me rekordmenët gjermanë për dy sezone, por tashmë ai është rikthyer sërish në Madrid ku nuk po gjen aspak hapësira në formacionin e Zidane.
”Bayerni kërkonte të aktivizonte opsionin për të më blerë mua, pasi ishin shumë të kënaqur me performancën time. Gjithçka ishte në dorën time, por pasi fola me një nga zyrtarët e klubit i tregova se nuk e dëshiroja diçka të tillë. Nuk ndihesha shumë rehat në Munich dhe mbi të gjitha nuk isha i lumtur”, rikujton mesfushori me tipare sulmuese.
”Kur në jetë të vjen një dilemë e tillë, atëherë duhet të marësh një vendim. Baverezët e kuptuan plotësisht vendimin tim. Ndoshta dhe kam gabuar, por nuk jam penduar aspak”, mbyll James, i cili numëron vetëm 8 takime me fanellën e madrilenëve këtë sezon. /abcnews.al