James drejt “divorcit” me Evertonin, 24 orë kohë për të shqyrtuar ofertën e klubit turk

schedule09:49 - 5 Shtator, 2021

schedule 09:49 - 5 Shtator, 2021

James Rodriguez është drejt largimit nga Evertoni. Ditët e ardhshme janë vendimtare për kolumbianin, që lidhet me një transferimin drejt Superligës Turke.

Istanbul Basaksehir është skuadra që po tenton të ketë në “gjirin” e saj yllin kolumbian edhe pse gjerat për ekipin nuk po shkojnë si duhet në këtë fillim sezoni.

Edhe pse nuk është planet e Benitez, James do ta konsideronte qëndrimin në Angli në pritje të një oferte më të mirë gjatë merkatos së dimrit, pasi sipas burimeve të Todofichajes ai nuk po joshet nga ekipi turk.

Për çdo rast, Mendes tani e ka propozimin në tavolinë dhe do ta analizojë atë së shpejti me futbollistin, i cili duhet të japë një përgjigje brenda 24 orëve./abcnews.al/