“Jam unë ai që po kërkoni”, vetëdorëzohet në polici autori i sulmit me tre të vrarë në Gjermani

schedule07:32 - 25 Gusht, 2024

schedule 07:32 - 25 Gusht, 2024

Policia gjermane ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e tetë të tjerëve në sulmin me thikë mbrëmjen e së premtes në qytetin perëndimor të Solingenit.

Sipas mediave gjermane, autori është vetëdorëzuar në polici, duke thënë se “jam unë ai që po kërkoni”. 26 vjeçari sirian, rrobat e të cilit ishin ende me gjak, iu dorëzua policëve pak pas orës 23:00.

Sipas mediave, ai shkoi në Gjermani në vitin 2022 dhe aplikoi për azil në Bielefeld. Për shkak se ai vinte nga një vend në luftë civile, ai u lejua të qëndronte në Republikën Federale (“mbrojtja subsidiare”).

Ky ishte arrestimi i tretë të shtunën, pas sulmit me thikë që tronditi Gjermaninë. Më herët policia tha se një burrë u arrestua në një qendër refugjatësh afër vendit të sulmit. Në pranga ka rënë edhe një 15 vjeçar, pasi autoritetet dyshojnë që ka qenë në dijeni të planit të autorit për të kryer sulmin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!