Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Jam totalisht kundër teknologjisë VAR”, Momo Salah zbulon shkakun

schedule16:58 - 1 Shkurt, 2021

schedule 16:58 - 1 Shkurt, 2021

Momo Salah shënoi dy gola shumë të bukur në fitoren 1-3 që arriti Liverpool në fushën e West Ham ditën e djeshme. Sulmuesi egjiptian kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në Premier League me 15 gola.

Ylli i “The Reds” analizoi fitoren ndaj “Çekiçëve”, një kundërshtar shumë i fortë që po bën shumë mirë këtë sezon, sidomos ndaj skuadrave “big”, si dhe shprehu mendimin e tij ndaj teknologjisë VAR, duke shpjeguar se pse është kundër saj.

Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer ndaj West Ham dhe ia dolëm të siguronim fitoren e dytë radhazi jashtë fushe në kampionat. Ata janë një ekip shumë i fortë dhe zhvilluan një ndeshje shumë të mirë ndaj nesh.

Le të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë dhe të mos i ndalim fitoret. Mane dhe Firminho nuk luajtën nga fillimi dhe unë kisha përgjegjësi të mëdha në këtë sfidë. VAR-i? Nuk më pëlqen aspak, pasi zhduk emocionet.

Nuk kam ndërmend të gjobitem, por mund të them që teknologjia e VAR-it nuk më pëlqen aspak. Titulli? Duhet t’i fitojmë të gjithë ndeshjet, pasi Manchester City është shkëputur disi“, deklaroi Salah. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!