“Jam shurdhuar, isha në spital”/ Tritol armiqve të Martinaj, banorët e pallatit tregojnë dëmet: Shtëpia u mbush me tym, dolëm jashtë

schedule13:07 - 18 Prill, 2023

schedule 13:07 - 18 Prill, 2023

Banorët e pallatit në zonën e Freskut në Tiranë, thonë se janë zgjuar të tmerruar si pasojë e shpërthimit që u regjistruar në orët e para të mëngjesit, në banesën e babait të vëllezërve Duka, të njohur si rivalë të Ervis Martinajt.

Një banore e pallatit tregon për ABC News, dëmet materiale të shkaktuara në banesë si pasojë e shpërthimit.

“Ne ishim brenda të dy në gjumë, burrë e grua ishim në krevat u ngrit burri nuk shikonte nga të luante. U mbush shtëpia plot me tym. Dera copë copë. Pllakat kanë luajtur, cdo gjë ka lëvizur”- thotë ajo.

Një tjetër banor i pallatit, thotë se shpërthimi ishte i fortë, aq sa i ka shkaktuar probleme me dëgjimin.

“Dola në ballkon se më mbyti tymi, mora sheqer, jam shurdhuar në krahun e majtë nuk dëgjoj mirë. Vajta në spital bëra gjilpëra mora ilace, tensionin e kam 19. C’kusur kam unë të paguaj kusuret e të tjerëve. Ai ka ça ka ka punët e tija, pse t’i paguaj unë kusuret e tija.” tha një tjetër banor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!