Shkolla verore “Jam shqiptar” do të hapet së shpejti. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Igli Hasani ndërsa shton se shkolla do të mirëpresë nxënësit shqiptarë në Itali. Ministri iu bën thirrje nxënësve që të aplikojnë dhe të mësojnë më shumë rreth historisë, artit, kulturës e traditave tona.
Postimi i ministrit Hasani:
?Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali.
Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare ??
Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore në Shqipëri, ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin ?, kulturën e traditën ? shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske ?️ të atdheut tonë të bukur ???.
Nëse je nxënës i klasave shqipe në Itali, ndiq videon dhe dërgo sa më parë aplikimin tënd në adresën?:
?Afati i fundit për aplikim: ?️2 qershor 2024
#RuajeGjuhënTënde
/abcnews.al