Rama i “Kosheres” ka zhvilluar një intervistë të pazakontë me studentët ekselentë që kanë aplikuar në programin “Gati për Shqipërinë”. Ata ndanë disa propozime me kreun e qeverisë por çfarë ndodhi në fund që u acarua keq lideri socialist.
Pjesë nga biseda:
Studenti: Kam bërë një studim zoti kryeministër dhe kam gati zgjidhjen sesi mund ta ulim depresionin social në Shqipëri.
Rama: Ja këtë të bën studimi nëpër universitetet e botës. T’i mbledh kapacitetet dhe ndërthur në të tilla studime kaq serioze. Kush është përfundimi i studimit tënd, si mund ta implementojmë ne.
Studenti: Duhet të hapim llotot dhe me 23 përqind do të rritet lumturia.
Rama: Do të vëmë bast me koeificent 22 se ti je kopil.
Studenti: Kam një zgjidhje të sigurt për një nga konfliktet më të vjetra të superfuqive, nëse e zbatojmë planin tim këto superfuqi do të bëjnë paqe.
Rama: Më ke prek në pikën time të dobët, unë për këto gjëra ndërkombëtare jam por më ka rënë për hise të merrem me katunin tonë. Por ama për gjëra globale jam njësh…./abcnews.al