Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të drejtueses së Gjykatës të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.
KLGJ vlerëson se për të arritur në konkluzion të drejtë dhe të rregullt, është i nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates që ILD ka vlerësuar jo të hijshme dhe të papërshtatshme për imazhin e një magjistrati.
LEXO EDHE: Videot në TikTok, KLGJ pezullon gjyqtaren Enkeleda Kapedani
Në këtë vendim theksohet se ILD duhet të verifikojë sa persona kanë pasur akses për të parë videot e gjyqtares e cila shfaqet në ambientet e brendshme të Gjykatës së Elbasanit. Apo në videot e tjera që këndon dhe thyen edhe rregullat e qarkullimit rrugor duke udhëtuar me shpejtësi.
Po ashtu ILD duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit.
Ajo që duket më ironike është fakti si duhen zbardhur edhe tekstet e këngës së reperit që gjyqtarja këndon në videot e saj. e.l/abcnews.al/
(Vendimi për pezullimin nga detyra të Enklejda Kapedanit)