“Jam mafia”, Biba: Tik-Toku është simptoma, problemi është sistemi, që dështoi

schedule18:33 - 31 Maj, 2021

schedule 18:33 - 31 Maj, 2021

Ish-kryetari i KQZ, Denar Biba në një postim të gjatë në Facebook për rastin e gjyqtares së Elbasanit për të cilën ILD nisi hetimin disiplinor thotë se Tik-Toku është simptoma, pasi problemi është sistemi, që sipas tij ka dështuar.

“U desh publikimi i disa videove personale te nje gjyqtareje ne nje rrjet social, qe te gjithe rrjetet e tjera e, bashke me to, edhe portalet e televizionet te merrnin zjarr. U gjet ushqimi i tre diteve te ardhshme per shpirtrat e uritur per viktima.

Gjyqtaret e Facebook-ut mbrehen lapsat virtuale dhe u leshuan duke ndare me sho-shoqin gjithekush manualin e tij mbi moralin dhe etiken ne pune, njohurite mbi Kodin Penal e ate Rrugor, si dhe nje vendim te marre prej vitesh, per denimin maksimal te viktimes ne fjale.

Kur them vendim i marre prej vitesh, e kam ne kuptim te shekujve. Sepse ne kete pike duket se nuk iu jemi larguar shume stergjysherve, te cilet vertet na lane vendin me te varfer e te prapambetur ne Europe por, kur vinte fjala per nder, pupupu, joo, aty nuk te falnin as per nje shikim shtrember; plumbin ballit.

E ja keshtu edhe ne, niperit e mbesat sot, merremi me piruetat artistike, ondet verdhacuke, veshjet dhe perveshjet e buzeve, rripin e vene Gucci e rripin e pavene dhe manovrat ne makinenBMË, nderkohe qe keto jane thjesht simptomat e jo problemi. Sepse, sic ma tha me shpoti nje miku im i mencur, “s’kemi pse cuditemi; nese vendos per kuzhinjere bythen, normalisht qe mut do hame”!

Problemi pra, nuk eshte individual. Gjyqtarja ne fjale, me shume gjase edhe mund te largohet nga sistemi, por a do e permiresoje kjo sherbimin qe shqiptaret presin te marrin nga pushteti gjyqesor?

Problemi eshte sistemik.

Sistemi deri me sot qartesisht ka deshtuar qe te bllokoje permes filtrave te tij penetrimin e individeve si kjo gjyqtarja apo te tjera e te tjere si kjo. Nuk eshte e mjaftueshme vetem qe studentet e Shkolles se Magjistratures te kene nje performance te mire a shume te mire akademike, por duhet edhe te demonstrojne karakter e personalitet, qe te meritojne titullin “gjyqtar”. Akoma me tej, pas emerimit, kontrolli nga ana e institucioneve mbikqyrese te sistemit duhet te jete skrupuloz dhe i panderprere.

Kujtoj se, vetem pak kohe me pare, nje tjeter gjyqtare (per koincidence adashe me kete te sotmen), megjithese jetonte ne shtepi me qira dhe nuk rezultoi me ndonje pasuri te dyshimte, serish ia doli te vendoste rekord ne lirimin e te denuarve per krime nga me te bujshmit ne vend.

Mungesa e personalitetit profesional konkurronte fort edhe ne ate rast me mungesen e personalitetit personal. Ajo u shfaq ne sy te te gjithe opinionit si nje qenie e dobet, e neperkembur nga avokatet dhe krimi. Afermendsh qe individe te tille vecse demtojne imazhin e pushtetit gjyqesor te qytetaret, kur ky pushtet e ka kerkese sine qua non besimin publik per te ekzistuar dhe per t’u perballur me pushtetet e tjera dhe pushtetin e krimit.

Ndaj pyetja qe duhet te na shqetesoje te tereve, nuk eshte marka e fustanit te gjyqtares, por si ia doli qe nje “peshe pupel” te shnderrohet ne mbajtese te peshores se drejtesise.

Po e mbyll kete postim me nje anekdote qe ilustron thelbin e idese sime. Diku nga viti 2001 a 2002, gjate nje feste ne ambasaden e Egjiptit ne Tirane, gjate bisedave gjysem formale, konsulli egjiptian rrefeu se babai, sikunder edhe gjyshi i tij kishin qene ambasadore. Admirimit te bashkebiseduesit shqiptar per kete vijimesi familjare ne sherbimin diplomatik, konsulli iu pergjigj me shume seriozitet se “ne Egjipt eshte veshtire per te mos thene e pamundur qe te behesh ambasador dhe gjyqtar i larte, nese nuk ke nje tradite familjare ne keto profesione”.

Sepse jo cdo njeri mund te behet gjyqtar, pavaresisht inteligjences apo librezes se notave si student i juridikut” shprehet Biba.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj drejtueses së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të disa videove të saj në platformën Tik-Tok, ku shfaqet ndërsa ecën me ritëm sfilate nëpër korridoret e gjykatës si dhe në mjediset e zyrës së saj. Madje në sfond të njërës prej videove dëgjohet melodia e një kënge shqiptare të titulluar “Mafia”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!