Ish-kandidati për deputeti i PD, Aulon Kalaja në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se është kundër krijimit të në force të re politike. Ndërsa komentoi takimet e Salianji, u cilësoi si një mundësi për t’u shprehur, duke theksuar se do t’i braktiste takimet, në rast do të ktheheshin në pazar.
Gjithashtu ai shtoi se lëvizja e Salianjit duhet të qartësojë patjetër qëllimin, ndërsa nënvizoi se nuk e sheh si normale që Këshilli Kombëtar i PD nuk mblidhet.
“I gjithë ky debat ka ardhur edhe nga mos thirrja e strukturave. Unë mendoj që asnjëherë nuk do mbarojë historia. Nesër mendoj unë një anëtar tjetër do arrestohet, por kjo nuk na bën ne të mos mblidhemi. Ne jemi ul me PS për të bërë Kodin Zgjedhor. Dhe nuk dimë asgjë se si do të jetë. Mendoj që Kodi Zgjedhor duhet të diskutohet edhe në bazë. Duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar…”, u shpreh ai.
Gjithashtu theksoi se Kruja me 100 mijë banorë nuk ka asnjë deputet, dhe theksoi se duhet të ketë një sqarim dhe të krijohet mundësia për të diskutuar për Kodin Zgjedhor.
“Ky kod zgjedhor ti nuk e kupton fiton apo humb. Unë gjykojnë që këtu bëhet gjithçka që ti sigurohet jeta disa pensioniste…Unë jam kundër ndryshime në 2008 dhe PD i ka një borxh qytetarëve shqiptarë për t’i kërkuar të falur. Në rast se politika nuk moral, minimalisht duhet të ketë njëlloj serioziteti. Jam kundër krijimit të në force të re politike. Nuk kemi krijuar një lëvizje, unë nuk jam pjesë e asnjë fraksioni sepse jam munduar gjatë gjithë karrierës time politike, dhe PD jam munduar ta cojë më djathtas. Unë besoj te parimet konservatore. Unë e ka quajtur si një forum debati. Ne jemi mbledhur për të diskutuar dhe dhënë mendimet tona. Nëse kjo gjë kthehet në Pazar un jam i parë që iki nga tryeza e bisedime. Unë gjykoj që e djathta qeveris më mirë se e majta”, theksoi ai.
/abcnews.al/

