“Jam kërcënuar, por nuk tërhiqem”, Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë, shembull për Europën

schedule15:22 - 31 Tetor, 2024

schedule 15:22 - 31 Tetor, 2024

Kryeministrja Italiane Giorga Meloni deklaroi në një intervistë për emisionin Porta a Porta në Rai Uno se Roma Zyrtare nuk do të heqë dorë nga zbatimi I marrëveshjes për emigrantët e paligjshëm që ka me Shqipërinë. Ndërsa ripërsëriti faktin se kjo marrëveshje sot është një Shembull për Europën, Kryetarja e Qeverisë Italiane deklaroi se është kërcënuar me jetë nga bandat e trafikantëve të qënieve njerëzore për të mos nënshkruar protokollin me Shqipërinë.

“Qendrat në Shqipëri do të funksionojnë dhe ato janë gurëthemeli në menaxhimin e flukseve me emigrant të paligjshëm jo vetëm për Italinë. Marrëveshja jonë mori kaq shumë vemendje nga Bashkimi Europian dhe ajo po shihet me interes si një shembull. Nëse ju jeni një emigrantë I paligjshëm që po paguani kontrabandistët për të mbërritur në Itali, por synimi juaj është Gjermania do ta gjeni veten jashtë kufinjëve Europian. Kjo është pengesa më e madhe për të çmontuar bandat e trafikantëve. Unë kam shumë armiq, por dijeni që kam dhe miq dhe ne do ta bëjmë këtë marrëveshje që të funksionojë duke zbatuar edhe ligjin ndërkombëtar. Do tiu krijoj probleme serioze atyre trafikantëve që më kanë kërcënuar me vdekje.”

Kryeministrja Italiane u shpreh se strategjia e saj për emigracionin e paligjshëm po funksionon pasi flukset e mbërritjes kanë rënë me 60% ndërsa riatdhesimet janë rritur me 30%. Meloni foli edhe mbi  vendimin e Gjykatës së Romës për kthimin e 12 emigrantëve që mbërritën në Gjadër në Itali duke thënë se një vendim i tillë ishte një fletëpalosje propagandistike.

“Argumentet me të cilat Gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u pa nga shumë njerëz si një argument më afër një fletëpalosjeje propagandistike se një dokument gjykate.”

Kryeministrja Italiane u shpreh se Gjykatat nuk mund të thonë se Egjipti nuk është një vend i sigurtë, pasi sipas saj kjo do të ishte një thirrje për  mbi 100 milionë banorë të këtij vendi që të vraponin drejt Italisë dhe vendeve Europiane për të kërkuar azil.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!