Fansat e Taylor Swift do të duhet të presin për ta parë këngëtaren duke performuar, pasi u detyrua të shtyjë sërish turneun e saj. Këngëtarja 31-vjeçare njoftoi të premten se turneu është anuluar sërish për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
“Kjo është një pandemi e paparashikuar që ka ndryshuar planet e të gjithave dhe askush nuk e di se si dot ë duket situata e turneut në të ardhmen. Jam shumë e zhgënjyer që nuk do të mund t’ju shikoj nga afër. Më mungoni shumë dhe mezi po pres derisa të jemi të gjithë në koncerte sërish.”, u shpreh ndër të tjera këngëtarja.
“Lover Fest” do të zhvillohej në Los Angeles dhe Foxborough, Massachussetts. Swift vendosi të heqë dorë nga një turne botëror dhe të përqendrohet në këto dy qytete. Ajo gjithashtu ka vendosur të risjellë këngët e albumit të saj “Fearless” që pritet të publikohet me 9 Prill. Albumi do të përmbajë 26 këngë, përfshirë gjashtë këngë të papublikuara më parë, të cilat i shkroi midis moshës 16-18 vjeç. /abcnews.al