“Jam izoluar dhe po kurohem”, raste pozitive te një kombëtare dhe dy klube

schedule14:44 - 18 Nëntor, 2020

schedule 14:44 - 18 Nëntor, 2020

Raste të reja me koronavirus në ekipet e futbollit. Bosnja pret Italinë sonte në mbrëmje, sfida e fundit e Ligës A në Nations League. 4 herë kampionët e botës kërkojnë fitoren për të ruajtur vendin e parë, teksa vendasit do të bëjnë pa shërbimet e Sead Kolasinac.

Mbrojtësi i Arsenalit ka rezultuar pozitiv me Covid-19 sipas një njoftimi të Federatës ballkanike. 27-vjeçari ka nisur karantinën dhe i bashkohet Edin Dzekos dhe Ibrahim Sehic, dy lojtarë të tjerë të Bosnjes që janë infektuar nga koronavirusi.

Ndërkohë, një rast pozitiv edhe te klubi i Sevilla. Carlos Fernandez ka marrë përgjigje pozitive në tamponin e kryer, teksa Marca raporton se spanjolli ka filluar te këtë disa simptoma ditën e hënë. Sulmuesi 24-vjeçar është izoluar menjëherë dhe do të qëndrojë 14 ditë larg ekipit Lopetegui.

Goditet edhe Galatasaray. I mirënjohuri Ardan Turan është prekur nga pandemia. Lajmin e jep vetë fantazisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Kam dalë pozitiv me Covid-19, jam izoluar në spital dhe po kurohem“, shkruan Arda Turan.

Në klubin e famshëm turk janë infektuar edhe tetë persona të tjerë, nga të cilët tre janë futbollistë dhe pesë pjesëtarë të stafik teknik të ekipit nga Stambolli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!