Jeremy Mathieu i ka dhënë fund me futbollin. Mbrojtësi francez, i cili luajti me skuadra si Valencia dhe Barcelona, tre sezonit e fundit ishte pjesë e Sportingut të Lisbonës në Portugali. Problemet fizike dhe dëmtimet e shumta, e detyruan 36-vjeçarin të varë këpucët në gozhdë.
“Jam i trishtuar, por jeta vazhdon“, shprehet shkurt lojtari defensiv në lidhje me vendimin e dhimbshëm për t’i dhënë fund karrierës si futbollist. Qendërmbrojtësi dhe anësori i majtë, vitet më të bukura i kaloi te Valencia (2009-2014).
Mathieu luajti pesë ndeshje me kombëtaren e Francës, teksa te Barcelona (2014-2017) fitoi plot nëntë trofe, mes tyre edhe Champions League në sezonin 2014-2015. /abcnews.al