Jam i lumtur që serbët u gëzuan për mua: Reagon për herë të parë fituesi i Nobelit në Letërsi

schedule09:50 - 11 Tetor, 2019

schedule 09:50 - 11 Tetor, 2019

Dhënia e çmimit Nobel për Letëri shkrimtarit austriak Peter Handke ka shkaktuar debat të madh në Europë për shkak të qendrimeve të tij pro genocidit të Millosheviçit në luftrat e Ballkanit.

“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë”, tha ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit.

Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë të tjerë. /abcnews.al