Sulmuesi anglez nuk fshihet dhe akuzon tifozët: “Me të drejtë ëndërrojnë, Dybala është privilegj”
Brenda pak muajsh, ambiciet e Romës janë ngritur në qiell. Nga fitimi i Conference League e deri tek ardhja e Paulo Dybala.
Këto kanë bërë që tashmë Roma nga shumëkush të shikohet si një pretendente për të fituar trofe në këtë sezon të ri që pritet të fillojë për pak javë.
Në lidhje me këtë, në një intervistë, ylli i verdhekuqve, Tammy Abrahamin, nuk i fsheh ambiciet e ekipit.
“Është e drejtë që tifozët të ëndërrojnë. Sa për mua, nëse do të thoja që nuk po synoj të fitoj Scudetton, do të thosha një gënjeshtër… Unë e dua, e dëshiron skuadra, potenciali jonë, pastaj ne. Do të bëj llogaritë, kam fituar vitin e kaluar, siç shpresoja, dhe dua të vazhdoj të fitoj”, tha ai për Corsport.
Megjithatë, synimi më real është kthimi në Champions League: “Sigurisht. Ne duam të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar dhe të kthehemi në top katër. Sigurisht, me një Dybala shtesë , gjithçka duket më e lehtë. Është një privilegj për ne që të kemi një lojtar të këtij niveli në ekip. Kjo do të thotë shumë për tifozët dhe do të thotë shumë për ne, që po ndërtojmë një projekt teknik të profilit të lartë”, shtoi anglezei.
Rivaliteti me Joya? “Jo ne mund të përshtatemi së bashku për të dhënë më të mirën tonë për skuandrën”.
Qëllimet personale? “Për të shënuar një gol më shumë se një vit më parë”.
E ardhmja? “Nuk nxitoj të kthehem në Premier League sepse këtu mund të shpreh mënyrën time të lojës. Në Itali ndihem i lumtur në çdo aspekt. Nuk mendoj për të ardhmen, por për të tashmen. Përqendrohem ekskluzivisht në sezonin që do të fillojë, sepse dua të jetë edhe më shpërblyes se i pari që kam përjetuar në Itali”. /f.a/abcnews.al