“Jam i lumtur këtu ku jam”, Olmo zbulon për “Bild” të ardhmen e tij

schedule18:10 - 10 Mars, 2022

schedule 18:10 - 10 Mars, 2022

Dani Olmo është shumë i lumtur që po vazhdon të rigjejë formën e tij pas dy dëmtimeve në muskuj që e mbajtën atë larg skuadrës për disa muaj.

Nga nëntori deri në janar ai humbi në total 13 ndeshje për arsye dëmtimi dhe të infektimit me Koronavirus.

Edhe pse lojtari akoma nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë, shumë zëra e kanë lifhur atë me një largim të mundshëm nga skuadra e Leipzig dhe të ardhmen e tij në “Camp Nou”, me Barçën që tentoi ta merrte në ditët e fundit të gushtit, por nuk ia doli, gjithsesi mundësinë do ta ketë sërish pas një viti.

Në një intervistë për “Blid”, Olmo ka vendosur të zbulojë të ardhmen e tij, duke iu dhënë kështu fund edhe aludimeve të kohëve të fundit.

“Nuk kam nxitim. Jam shumë i lumtur këtu dhe kam ende kontratë deri në vitin 2024. Nuk shoh arsye të largohem këtë verë dhe të ndryshoj klub. Kam kaluar gjashtë muaj të vështirë dhe Jam i lumtur që mund të luaj sërish. Jam i përqendruar vetëm te ndeshjet.

Unë do të doja të luaja në Champions League, kjo është e qartë dhe të gjithë këtu ndihen njësoj. Ne e kemi këtë objektiv dhe jam i sigurt se do ta arrijmë këtë vit,” ka theksuar lojtari.

Skuadra e Red Bullit aktualisht është e pesta, me dy pikë pas Hoffenheimit në vendin e katërt. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!