“Jam i kënaqur me grupin”, Sylvinho para Çekisë: Të fitojmë për tifozët tanë

schedule18:11 - 15 Nëntor, 2024

schedule 18:11 - 15 Nëntor, 2024

Pritjes po i vjen fundi.

Pas afro 24 orëve, Kombëtarja “Kuqezi” do të nisë sfidën e 4-t të rrugëtimin të tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B.

Kësaj radhe, “Kuqezinjtë” do të kenë përballë Republikën Çeke dhe siç e do zakoni një ditë para sfidës është zhvilluar edhe konferenca zyrtare për shtyp, nga ku tekniku Sylvinho u shpreh se skuadra do të hyjë nesër në fushë për të dhënë 100 përqindëshin e saj.

“Duhet të shohim ende për skemën. Disa lojtarë kanë disa lëndime të lehta. Sa i përket Uzuni është një lojtar i shkathët dhe i saktë para portës pavarësisht se nuk është një numër 9 i mirfilltë, por deri nesër kemi edhe një stërvitje, ku të zbulojmë më shumë dhe do të vendosim përfundimisht.

Të gjitha Kombëtaret kanë patur humbje nga dëmtimet, kjo për shkak edhe të numri të madh të ndeshjeve. Unë jam i kënaqur me grupin tonë. Të gjithë janë të gatshëm të futen dhe të japin 100 përqind nga vetja.

Nuk jam i shqetësuar aspak për kartonët e verdhë. Nuk rëndësi kartoni. Më shumë jam i shqetësuar për ndeshjet që do të bëjmë në sy të 22 mijë tifozëve. Lojtarët mezi presin të hyjnë në fushë.

Lojtarët mezi presin të hyjnë në fushë. Do të japim maksiumin tonë dhe të bëjmë lojën më të bukur të këtyre dy viteve të fundit.

Është ndehsje shumë e rëndësishme. E tha edhe Ajeti pak më parë, çdo neshje është e ndryshme. Ne humbën në Pragë, por kjo nuk ka rëndësi. Kjo ndeshje kërkon përëqëndim shumë të lartë, por ne do të futemi fort në fushë për të marrë rezultat”,- u shpreh tekniku brazilian.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!