Një debat është shkaktuar mes Bayern Munchen dhe Federatës franceze. Këta të fundit kanë vendosur të grumbullojnë Lucas Hernandez, madje trajneri i kampionëve të botës u shpreh se mbrojtësi është në gjendje për të luajtur.
Ndryshe mendon klubi bavarez. Karl-Heinz Rummenigge, i cili mban postin e shefit ekzekutiv, reagon ashpër dhe sqaron situatën e Hernandez.
“Jam i acaruar me sjelljen e Federatës franceze të futbollit. Dua t’iu kujtoj se Hernandez nuk ishte në gjendje për të luajtur kundër Tottenhamit në Champions dhe Hoffenheimit në kampionat. Jemi befasuar edhe nga fjalët e trajnerit Deschamps, i cili tha se lojtari është gati për lojë.
Prisnim më shumë mirëkuptim, siç bëri Gjermania me Hector dhe Kroos. Do të dërgojmë në kombëtaren franceze Pavard, Coman dhe Tolisso në bazë të rregullave të FIFA-s.”, përfundon Karl-Heinz Rummenigge. /abcnews.al