Çmenduri. Tashmë e dini: Iker Casillas deklaroi sot se është homoseksual. Portieri legjendar ka shkruar:
“Shpresoj të më respektoni. Unë jam homoseksual. Gëzuar të dielën të gjithëve”.
Carles Puyol erdhi në komente:
“Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker ❤️?”
Rreth një orë e gjysmë më vonë, Casillas e fshiu postimin në Twitter. A e dini sa njerëz e bënë unfollow gjatë kësaj kohe? 2.7 milionë.Pothuajse tre milionë njerëz!
Fansat në rrjetet sociale dhe shumë media shkruajnë tashmë se një postim i tillë ishte reagimi i Ikerit ndaj thashethemeve për një lidhje me aktoren Alejandra Onieva. /G.D abcnews.al/