“Unë jam e tëra natyrale dhe jam shumë krenare”, kështu është shprehur Paris Hilton teksa ka mohuar të ketë bërë ndonjëherë operacione plastike dhe thotë se ka një sekret tjetër për shkëlqimin e saj rinor.
Vetëm disa vite larg nga ditëlindja e saj e 40-të, Hilton duket sikur është akoma në të 20-tat. Paris, e cila është mike e ngushtë me Kim Kardashian, thotë se dielli është çelësi për të mbajtur një shkëlqim rinor.
“Nëna ime gjithmonë më mësonte të qëndroja jashtë diellit dhe se sa është e rëndësishme për kujdesin ndaj lëkurës”, tha Hilton për MailOnline.
Nuk kam bërë kurrë operacione plastike për të ndryshuar pamjen, tha Hilton./abcnews.al