“Jam bërë pishman që muzikën e nisa vonë”, Jusi Sinanaj: Ka qenë pasioni im më i madh

schedule11:00 - 6 Nëntor, 2020

schedule 11:00 - 6 Nëntor, 2020

Jusi Sinanaj ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” teksa foli për projektin më i fundit që publikoi pak muaj më parë. Kënga titullohet “Hana e Verës”, për të cilën ndau disa detaje me moderatorin Alban Musa.

Jusi u bë e njohur për performancat e saj live në klube, dhe kohët e fundit ajo ka vendosur t’i përkushtohet më shumë muzikës. Ajo rrëfeu se është bërë pishman që nuk e ka nisur karrierën në muzikë me herët.

Unë jam bërë pishman që muzikën e rinisa shumë vonë, ka qenë pasioni im i parë. Më vinte natyrshëm që fëmijë por shkolla, jeta më erdhën në mënyrë të tillë, më detyruan ta lija pas dore këtë gjë.”, tha këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!