“Jam 100% ukrainas”, Yarmolenko iu drejtohet kolegëve rus: Po vriten njerëz, përse nuk ngrini zërin

schedule16:45 - 2 Mars, 2022

schedule 16:45 - 2 Mars, 2022

Ylli i West Ham, Andriy Yarmolenko është futbollisti i cili nuk po resht së ngrituri zërin për luftën që Rusia po bën ndaj popullit ukrainas.

Në rrjete sociale Yarmolenko ka kritikuar kolegët e tij rusë që nuk po ngrejnë zërin për situatën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Jam Andriy Yarmolenko, përfaqësues ukrainas. Jam lindur në St Petersburg, por jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100 për qind ukrainas. E kam një pyetje për sportistët rusë? Djelmosha, përse jeni ulur si të çmendur dhe nuk thoni asgjë? Në vendin tim po vriten njerëz, po vriten gra, po vriten nëna, po vriten fëmijët tanë. Mirëpo ju, nuk po thoni asgjë, nuk keni komente. Ju lutem, e dini se çka do të ndodhë nëse të gjithë jua demontroni njerëzve se çka realisht po ndodh në vendin tim. I njoh shumë prej jush dhe të gjithë më keni thënë ‘nuk është dashur të ndodhte kështu. Ju e dini se presidenti i juaj po sillet në mënyrë të tmerrshme”, ka shkruar futbollisti ukrainas.

“Ju e keni influencën e njerëzve, ju lutem. Tash është momenti ta demonstroni forcën e juaj. Faleminderit për vëmendjen. Lavdi Ukrainës”, ka përfunduar ai. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!