Jakup Krasniqi emocionohet, fshin lotët gjatë seancës gjyqësore

schedule15:03 - 4 Prill, 2023

schedule 15:03 - 4 Prill, 2023

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është parë duke fshirë lotët në seancën e sotme gjyqësore në Hagë.

Gjatë fjalës hyrëse të mbrojtësit të ish-presidentit, Hashim Thaçi, ai është vërejtur i emocionuar, raporton KosovaPress.

Jakup Krasniqi është një të akuzuarit nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.

Në ditën e dytë të procesit gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së janë duke u prezantuar deklaratat hapëse nga ekipet mbrojtëse.

Gjatë paraqitjes së provave, në të cilat synon të mbështetet, avokati Gregory Kehoe ka folur edhe për luftën në Kosovë, masakrat serbe dhe dëbimet që bëheshin shqiptarëve atë kohë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!