Jaka: Inflacioni i lartë më shumë ndikon në iniciativat e reja për të marrë kredi

schedule11:49 - 30 Mars, 2023

schedule 11:49 - 30 Mars, 2023

Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka në një intervistë për “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani është shprehur se inflacioni është një tjetër pengesë që ndiko në zhvillimin e ekonomisë së vendi tonë.

Jaka ka theksuar se ai nuk pengon vetëm konsumimin, por pengon edhe kërkesën për kredimarrje.

 

LEXO EDHE: Jaka: Institucionet publike me pagë të rritur e kanë më të lehtë luftën ndaj fenomeneve negative në ekonomi

Inflacioni është një temë e veçantë dhe ka nevojë për kujdesin e vet por në të gjithë këndvështrimet ai e pengon zhvillimin e ekonomisë, ai nuk pengon vetëm konsumimin, por pengon edhe kërkesën për kredimarrje, pasi sa më të larta të jenë normat e interesit që sot janë nga 7 në 7,5 apo në 8 % e bëjnë të pamundur sidomos kur kemi një ekonomi që nuk është në nivelet e duhura të saj. Nga ana tjetër kemi një tkurrje që ndikon në fuqinë blerëse” është shprehur ai. /abcnews.al