Shoqërohet në komisariatin e Lezhës një shtetas francez, si pjesë e hetimit të velierës së braktisur në Shëngjin.
Mësohet se një dokument i gjetur brenda velierës ka qenë indice për ta lokalizuar dhe identifikuar atë.
Ai ka pranuar që mjeti lundrues është i tij, dhe ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.
Veliera me flamur slloven u gjet e braktisur në zonën e Patokut në datën 17 tetor.
Policia dhe Prokuroria ngritën dyshime të forta mjeti i braktisur në afërsi të Patokut, mund të përdorej për transportim të lëndëve narkotike.
Dyshimet e para ishin se në momentin që është afruar policia, 2 anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur duke u larguar me një gomone.
Kanë qenë këto arsyet për të cilat veliera është mbajtur nën kontroll 24 orë, por nuk është kthyer askush për ta marrë.