Komiteti i Ministrave në Këshillin e Europës i hoqi këtë të mërkurë imunitetin diplomatik ish sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate dhe ish kryeministrit Norvegjez Thorbjorn Jagland pas një kërkese që erdhi nga autoritetet në Oslo, për të ndjekur procedurat e ngritjes së akuzave zyrtare ndaj tij në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj Jagland për korrupsion.
Ky vendim vjen edhe pas zbulimit nga mediat ndërkombëtare të lidhjeve të ish kryeministrit Norvegjez me Jefrey Epstain, lidhje këto që u zbuluan nga dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan I Drejtësisë .
Hetimet synojnë të provojnë nëse Jagland ka marrë dhurata ose favore nga Epstein në lidhje me postin që ka mbajtur si Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Europes,
Jagland përmendet disa herë në një mori dokumentesh dhe provash të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane për Epstein. Në një email drejtuar abuzuesit seksual në 25 maj të 2012-ës, Jagland shkroi: “Kam qenë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë ku ka vajza të jashtëzakonshme.”
“Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Do të kthehem të enjten….Nëse nuk e keni telefonuar ende Barbara Daniels, “ju lutem më njoftoni”… Bill Richardson do të donte të telefonate”, shkruhej ndër të tjera në mesazh.
Thorbjorn Jagland shërbeu si kryeministër i Norvegjisë nga viti 1996 deri në vitin 1997. Ai ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019 dhe kryesoi Komitetin Norvegjez të Nobelit nga viti 2009 deri në vitin 2015.
/abcnews.al/


