Jacinda Ardern, ish-kryeministrja e Zelandës së Re do të botojë së shpejti një libër

schedule12:47 - 26 Qershor, 2023

schedule 12:47 - 26 Qershor, 2023

Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, po shkruan një libër se si mund të jeni një udhëheqës dhe të bëni një ndryshim. Në një deklaratë në llogarinë e saj në Instagram, Ardern ka sqaruar se nuk ka dashur të shkruajë një libër për vitet e saj në politikë.

“Nuk doja të shkruaja një libër për politikën e brendshme të pesë viteve të fundit dhe më pas dikush më bindi që nuk duhej”, tha ajo.

“Ajo që mund të vlejë është të flas për disa nga çështjet për të cilat fola në fjalimin tim të lamtumirës, si ideja që ju mund të bëheni një udhëheqës dhe të bëni një ndryshim.

 Dhe këtë kam ndërmend të bëj”, tha Jacinda Ardern.

Jacinda Ardern, e cila mbush 43 vjeç muajin e ardhshëm, u tërhoq papritur nga politika në janar pas pesë vitesh të trazuara, duke thënë se nuk kishte më “rezerva të mjaftueshme” për të vazhduar.

Gjatë mandatit të saj, ajo fitoi një vlerësim të gjerë jashtë vendit, megjithëse u bë gjithnjë e më e pak e preferuar në vend.

Gjatë mandatit ajo arriti të menazhonte një sulm terrorist në Christchurch, një shpërthim vullkanik me shumë viktima dhe pandeminë Covid-19, e cila mbylli kufijtë e Zelandës së Re për dy vite.

Ardern ishte kryeministrja më e re femër në histori kur mori detyrën në vitin 2017 në moshën 37-vjeçare.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!