“Ja the po kujt ia the?” Fjalia më helmatisëse se gazi serb lotsjellës i hedhur në mes të Tiranës

schedule22:33 - 19 Janar, 2022

schedule 22:33 - 19 Janar, 2022

Monolog nga Erion Kristo

“Ja the po kujt ia the?” Kjo është është fjalia që do të haset më shpesh në rrjetet sociale.

Sapo një njeri që mbush thotë diçka me vlerë, një nga fjalitë më të përdorura është kjo “ia the po kujt ia the”.

Marrë nga një komedi e famshme, kjo është kthyer në lajtmotivin e rrjeteve sociale. Por më besoni, kjo fjali është me e  helmuar se helmi që vrau Sokratin, më e helmuar se helmi i kobrës. Madje më helmatisëse se gazi serb që është hedhur në mes të Tiranës.

Sepse kjo fjali është paralizuese, është demoralizuese, është dekurajuese. Pra kjo do të thotë që t’i e ke thënë bukur, por ty nuk të dëgjon askush.

Prandaj, ju lutem, mos e përdorni kurrë këtë fjali. Njeriu ka nevojë të thotë një fjalë, por ka nevojë mbi të gjitha të dëgjohet. Dhe, përgjigja ime, sa herë ma thonë këtë fjalë është: “Ty ta thashë, vetes time ia thashë. Unë kam nevojë të dëgjoj, ti ke nevojë të dëgjosh, të gjithë kemi nevojë të dëgjojmë.

Ju ftoj që sa herë që lexoni dikë që thotë një mendim të mençur, mos u bëni kaq të padenjë që ta hidhni poshtë pa e dëgjuar. Por, thoni vetëm kaq, bashkohem! /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!