Rreth orës 18:30, Komisioni Europian publikoi progres raportin për Shqipërinë, në të cilën rekomandohet hapja e negociatave të anëtarësimit.
Në raport evidentohen si progres, rezultatet e para të reformës në drejtësi, me nxjerrjen jashtë sistemit të disa prokurorëve e gjyqtarëve nga nisja e zbatimit të vettingut. Në progres-raport vërehet se mjedisi politik në vend mbeti i polarizuar, veçanërisht në gjysmën e parë të 2017-ës, e c’tensionimi i situatës pas marrëveshjes Rama-Basha e mbatjes së zgjedhjeve të qeta parlamentare. 7 deputetevë iu hoq mandati dhe një i tetë, u konstatua në konflikt interesi, thuhet në raport.
Mes tyre përmendet shkurtimisht edhe rasti i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. “Me kërkesë të Prokurorisë, Kuvendi i hoqi pjesërisht imunitetin ish-Ministrit të Brendshëm”, thuhet në raport.
Në këtë drejtim, evidentohet se priten rezultate të mëtejshme nga procesi i vettingut si dhe finalizimi i ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, si këshilli i lartë i gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë.
/abcnews.al