Ja pse të gjithë kemi nevojë për fqinj, edhe pse shpesh na mërzisin!

schedule13:51 - 19 Shkurt, 2021

schedule 13:51 - 19 Shkurt, 2021

Nga Hannah Jane Parkinson – The Guardian

Në vitin 2017 u ktheva nga një udhëtim në Egjipt, pasi kisha postuar foton time para Piramidës së Madhe të Gizës me përshkrimin, “Një nga shtatë mrekullitë e botës dhe Piramida e Madhe e Gizës në sfond”, vetëm për të marrë një mesazh nga Harriet, fqinja. Gardhi mes kopshteve tona ishte i dëmtuar nga stuhia. Ishte dimër dhe, sinqerisht, nëse ajo nuk do të më kishte thënë, as që do e kisha vërejtur.

Vitin e kaluar, gardhi ishte riparuar prej kohësh. Harriet dhe unë, ishim në të njëjtën moshë dhe të dy jetonim vetëm. Javët e para të bllokimit i kaluam duke biseduar nga gardhi. Shtëpitë janë në një pjerrësi; Më duhet të vendosja një karrige në majë të një tavoline për të arritur lartësinë. Ndonjëherë ajo shkonte pranë një kafeneje, për të marrë një filxhan kafe.

Afërsisht në të njëjtën kohë, duke ecur drejt dyqaneve, ndalova duke përkëdhelur një qenush të bardhë dhe në derën e saj u shfaq një zonjë e moshuar.  Shpejt  unë shkova te dritarja e Ann për ta pyetur nëse kishte nevojë për ndonjë gjë Ishte një dozë reciprokisht e dobishme e ndërveprimit njerëzor.

Fqinjët mund të jenë të bezdisshëm: përplasja e dyerve duhet të vijë me një dënim me paraburgim. Por kurrë nuk kam qenë me idenë se vetëm vendasit janë aty për fqinjët e tyre. Kur u vendosa për herë të parë në banesën time, një i huaj që po ece në rrugë drejt shtëpisë së tij, më ndihmoi të mbaja valixhet.

Në një hotel, pa pastë dhëmbësh, dy herë trokita në  dhomën ngjitur dhe një çift me dhanë nga pasta e tyre. Ata gjithashtu më thanë, që nëse doja t’ju bashkohesha për darkë, isha e mirëpritur.

Unë nuk jam nga ata njerëz që ju bien më qafë të tjerëve, por shpresoj se jam një fqinje e mirë.

Jen dhe Sean, janë një çift amerikan që jetonin pranë meje në Oksford. I dua këta dy njerëz me gjithë zemër, edhe pse tani na ndan një oqean. Jam shumë e lumtur që natën e Vitit të Ri 2011 nuk gjeta dot një hapëse shisheje dhe trokita në derën e tyre. Ajo ishte dita, kur fqinjët u bënë miqtë e mi më të mirë./Përshtati nga The Guardian, e.b-abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!